Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski ka deklaruar se zgjidhja për Kosovën duhet të gjendet deri në fund të vitit.
Gjatë vizitës në Çeki dhe në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Buçkovski ka vënë në pah se bisedimet në Vjenë kanë filluar zbehtë.
"Qëndrimi zyrtar nuk ka ndryshuar. Sidoqoftë, ne synojmë të bëjmë atë që bashkësia ndërkombëtare pret nga ne dhe ky është një rol konstruktiv në zgjërimin e përvojës sonë pozitive me Marrëveshjen e Ohrit. Kjo edhe për faktin se Maqedonia është bashkësia e vetme multietnike, multifetare dhe multikulturore në rajon", tha Buçkovski.
Në këtë moment është vështirë të thuhet nëse kjo do të jetë ndihmë për Beogradin dhe Prishtinën, sepse zhvillimi i fundit i ngjarjeve flet se ekzistojnë tone disonante. Pavarësisht nga kjo, tha ai, unë jam ithtar i asaj që zgjidhja për Kosovën të gjindet deri në fund të vitit, sepse çdo zhagitje do të ishte kundërproduktive.
Duke folur për demarkacionin e vijës kufitare Kosovë-Maqedoni, Buçkovski tha se Beogradi realisht nuk mund të jetë partner lidhur me demarkacionin e vijës kufitare. Nga ana tjetër, kosovarët nuk kanë legjitimitet ndërkombëtar, dhe rrjedhimisht këtë gjë nuk mund ta bëjnë. Besoj se vizita e kryeministrit Agim Çeku nga fundi i prillit do të jetë edhe një kontribut drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje, ndonëse as vetë nuk e dij se si do të dalim nga ky qorrsokak, në të cilin kemi rënë jo me fajin tonë", ka konkluduar kryeministri Buçkovski në intervistën për radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG