Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Maqedonia insiston që përcaktimi i vijës ndarëse të kufijve të bëhet përpara përcaktimit të statusit final për Kosovën "- ka deklaruar presidenti i Maqedonisë Branko Cervenkovski pas takimeve me zyrtarët më lartë të unionit Serbi-Mali i Zi.
"Maqedonia dhe unioni Serbi-Mali i zi në vitin 2001 nënshkruan marrëveshjen me të cilën kufiri i ndërsjellë u njoh si kufi ndërkombëtar. Kjo marrëveshje është e pranuar ndërkombëtarisht dhe depozituar në Kombet e Bashkuara. Ne nuk kemi interes dhe as dëshirë që kjo cështje të hapet sërisht"-ka thënë Cervenkovski pas takimit me homologun serb Boris Tadiç.
"Ne nuk kemi nevojë për një marrveshje të re"- tha në Beograd presidenti maqedonas, ndërsa e cilësoi cështjen e përcaktimit të vijës ndarëse te kufijve, një cështje ordinere.
XS
SM
MD
LG