Ndërlidhjet

PARIS


Sindikatat franceze i kanë vendosur qeverisë një afat 10 ditor për të revokuar ligjin e kundështuar fort, mbi punësimin e të rinjve, duke theksuar nderkaq se ato janë të përgatitura për të thirrur sërisht demostrata masive. Kërkesa u bë përpara takimeve që sindikalistët dhe lideret e unionit studentor, zhvilluan me përfaqësues të parlamentit francez.
Qeveria po e promovon ligjin si mënyrë për ta reduktuar shkallën e lartë të papunësisë në radhët e të rinjëve, duke u dhënë kompanive të drejta të zgjeruara për ti larguar nga puna punëtorët e rinj. Studentët dhe sindikatat po e kundërshtojnë fuqishëm këtë ligj.
XS
SM
MD
LG