Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në orët e pasditës, në Kosovë do të arrijnë përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, mikpritës i të cilëve do të jetë Zyra Amerikane në Prishtinë. Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit do te takohen me perfaqesuesit e komunave me shumice serbe në veri të Kosovës.
Gjatë ditës së nesërme, ata pritet të takohen me autoritetet ndërkombëtare, Ekipin Negociator të Kosovës dhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare.
Vizita e përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit pason takimin e tyre të djeshëm në Athinë, pas të cilit u tha se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të jetë e pranueshme për popullatën e saj shumicë.
Dje, diplomatët dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtarë gjithashtu, u bënë thirrje serbëve, që të angazhohen më shumë në bisedimet për të ardhmen e Kosovës.
Zëvendës kryenegociatori për statusin, Albert Rohan, mospjesëmarrjen e tyre e quajti "kundërproduktive".
XS
SM
MD
LG