Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi i Kontaktit i ka kërkuar zyrtarëve të Beogradit të mbështesin një zgjidhje realiste për Kosovën. "Zgjidhja përfundimtare duhet të jetë e pranuar nga populli i Kosovës", thuhet në një deklaratë të gjashtë vendeve të Grupit të Kontaktit të nxjerrë nga ambasada amerikane në Beograd.
Ndërkaq përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit kërkojnë një zgjidhje praktike për Mitrovicën në kontekst të bisedimeve për decentralizimin. Ndalja e parë e përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit në vizitën në Kosovë, kësaj here ka qenë në Mitrovicë ku janë takuar me kryetarët e komunave rajonale të veriut të Kosovës. Grupi i Kontaktit edhe njëherë ka përsëritur se nuk do të kete asnjë lloj ndarje të Kosovës, qoftë ajo de facto apo ndryshe.
XS
SM
MD
LG