Një makinë bombë ka shpërthyer në Irak në qytetin shiit të Najafit duke vrarë të paktën 10 persona dhe plagosur 30 të tjerë. Bomba shpërtheu rreth 300 metra larg xhamisë së Imam Ali-ut, në të cilën ndodhet varri i profetit Muhamed.
Ndërkaq po sot ushtria amerikane njoftoi se forcat irakiane kanë kapur një ish zyrtar të lartë të kundërzbulimit, i cili mendohet se ka lidhje të ngushta me kreun e Al Kaidës në Irak, Abu Musab al-Zarqawi.
Muhamed al-Ubaydi, i dyshuari kryesor për rrëmbimin e gazetares italiane Giuliana Sgrena, u arrestua më 7 mars në jug të Bagdadit.