Ndërlidhjet

MINSK


Lideri i opozitës Alyaksandr Milinkevich vizitoi Parlamentin evropian në Strasburg, për të kërkuar mbështetje kundër presidentit Alyaksandr Lukashenko.
"Sipas nesh, që prej 19 marsit Lukashenko nuk është më president i vendit. Ai është një qytetar me pushtet jo të ligjshëm",shprehet Milinkevich.
Ndërkaq pritet që takimi i liderëve evropianë në Luksemburg javën tjetër,të përcaktojë masa të rrepta ndaj zyrtarëve biellorusë. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Brukseli njoftoi se presidenti Lukashenko kryeson listën e zyrtarëve të lartë të Biellorusisë, të cilët nuk do të pajisen me vizë hyrje për në vendet e unionit.
XS
SM
MD
LG