Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dhe Britania u kanë bërë sërisht thirrje politikanëve irakianë të formojnë sa më shpejt qeverinë, me arsyetimin se kjo do të frenonte dhunën.
Duke folur në Uashington, sekretari britanik i Mbrojtjes John Reid paralajmëroi se "terroristët" e duan vakuumin e pushtetit, sepse u mundëson të ndërhyjnë me akte të dhunës.
Ndërkaq gjatë një vizite në Karolinën e Veriut, presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë me irakianët për krijimin e qeverisë së unitetit.
"Populli irakian dëshiron të ketë një qeveri të unitetit. Njerëzit atje duan të ketë demokraci. Dhe kjo kërkon lidership. Nuk mund të keni demokraci nëse njerëzit nuk janë të bindur në kapacitetin e shtetit për t'i mbrojtur nga ata që duan ta pengojnë avancimin e demokracisë", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG