Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Petkoviq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës, të cilët kanë hequr dorë nga pagat e buxhetit të Kosovës, që të mos jenë viktima të manipulimeve të qarqeve të caktuara në Beograd, por t’u kthehen punëve dhe detyrave të përditshme në institucionet e Kosovës, për të kontribuuar në tejkalimin e çfarëdo situate. Në një komunikatë për opinion, zoti Petkoviç ka thënë se serbët e Kosovës janë pjesë e të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova dhe se ata nuk duhet të nguten me vendime të cilat nuk janë në interes të komunitetit serb dhe as të proceseve të gjithëmbarshme.
XS
SM
MD
LG