Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dhe Britania u kanë bërë sërisht thirrje politikanëve irakianë të formojnë sa më shpejt qeverinë, me arsyetimin se kjo do të frenonte dhunën. Duke folur në Uashington, sekretari britanik i Mbrojtjes John Reid paralajmëroi se "terroristët" e duan vakuumin e pushtetit, sepse u mundëson të ndërhyjnë me akte të dhunës.
Ndërkaq gjatë një vizite në Karolinën e Veriut, presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë me irakianët për krijimin e qeverisë së unitetit.
Sa i përket zhvillimeve të sigurisë në Irak së paku 20 veta kanë vdekur nga shpërthimi pranë një xhamie shiite. Qeveria i ka bërë thirrje banorëve që të mënjanojnë xhamitë apo tregjet pasi ka informacione se kryengritësit planifikojnë një seri sulmesh kundër caqeve të tilla.
XS
SM
MD
LG