Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thanë se dëshirojnë t'i shtojnë ndihmat humanitare për popullin palestinez, por nuk do t'i japin asnjë ndihmë qeverisë së drejtuar nga Hamasi. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack tha se qeveria amerikane do të rishikojë ndihmat për palestinezët pas fitores së Hamasit.
"Ne nuk do t'i japim fonde amerikane qeverisë së Hamasit. Ne nuk kemi punë me terroristët, nuk u japim para terroristëve. Ky është parimi me të cilin do ta bëjmë rishikimin. Sekretarja e shtetit dëshiron që ndihmat humanitare t'i jepen drejtpërdrejt popullit palestinez", tha McCormack. Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i kanë bërë thirrje Hamasit të njohë shtetin e Izraelit dhe të heqë dorë nga dhuna.
XS
SM
MD
LG