Ndërlidhjet

UASHINGTON


Opozita në Shtetet e Bashkuara po kërkon shpjegime nga administrata Bush pas informacioneve se vetë presidenti mund të ketë autorizuar nxjerrjen e informacioneve sekrete të shërbimeve të zbulimit për të zvogëluar kritikat rreth ndërhyrjes në Irak.
Ish ndihmësi i zëvendëspresidentit Çejni ka deklaruar para jurisë se ka qenë numri dy i Shtëpisë së Bardhë që i ka thënë se presidenti Bush e autorizon Libin të nxjerrë emrin e një agjenteje sekrete të CIA gjatë takimit me gazetaren e Nju Jork Tajmsit. Agjentja në fjalë ishte gruaja e një diplomati karriere, i cili ishte një nga kritikët kryesorë të luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG