Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian ka ndaluar pagesat e ndihmave për qeverinë palestineze të drejtuar nga Hamasi. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Emma Uduin tha se aktualisht asnjë pagesë nuk po i bëhet Autoritetit Palestinez.
Kryeministri palestinez tha se ky vendim do dëmtojë qytetarët palestinezë.
"Kjo është një vazhdimësi e vendimeve që janë kundër popullit palestinez dhe kundër qeverisë palestineze, që do çojë në rritjen e vuajtjeve të palestinezëve dhe i jep mbulesë pushtimit izraelit dhe agresionit kundër popullit tonë", tha Ismail Hanijah, kryeministri palestinez.
XS
SM
MD
LG