Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ish zëvëndëskryeministri dhe lideri aktual i opozitës, Çedomir Jovanoviç i ka kërkuar Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës. "Ky është rasti që ta heqim një barrë të historisë dhe të krijojmë një Serbi qytetare. Serbia nuk mundet më të qeverisë Kosovën", ka deklaruar Jovanoviç në një intervistë për të përditshmen "Danas".
Ish zëvendësi i kryeministrit të vrarë Zoran Djindjiç, aktualisht kryetar i Partisë Liberal-Demokrate, ka propozuar një kontratë kushtetuese mes Serbisë dhe Kosovës e cila do t'i njohë Kosovës sovranitetin, ndërsa minoriteti serb në Kosovë do të duhej të ketë veton për çdo ndryshim në kushtetutë.
XS
SM
MD
LG