Ndërlidhjet

GAZA


Dy të dyshuar si militantë palestinezë janë viktimat më të fundit të një sulmi me raketë i avionëve izraelitë. Ky është sulmi i dytë me raketë i Izraelit në Gaza, në harkun kohor të dy ditëve. Të premtem të paktën gjashtë militantë kanë vdekur dhe 12 te tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi ajror izraelit mbi një bazë militante palestineze pranë qytetit Rafah në Rripin e Gazës. Në mesin e të vrarëve ishte edhe një komandant i militantëve të komitetit te rezistencës popullore si dhe fëmija i tij.
XS
SM
MD
LG