Ndërlidhjet

logo-print

MINKS


Presidenti Biellorus Alyaksandr Lukashenka mori sot zyrtarisht mandatin, që pas rizgjedhjes së tij muajin e kaluar.
Lukashenka bëri betimin zyrtar gjatë një ceremonie që u zhvillua në Pallatin e Republikës në Minks.
" Duke marrë detyrën e presidentit të Biellorusisë betohem solemnisht ti shërbej popullit Bieollorus, të respektoj dhe të mbroj të drejtat e njeriut, të vëzhgoj dhe të mbroj Kushtetutën e Republikës së Biellorusisë, me përgjegjshmëri të plotë"- ishin fjalët e betimit të presidentit.
Lukashenka është në pushtet që prej vitit 1994. Opozita ashtu si dhe qeveritë perëndimore e vëzhguesit, dënuan zgjedhjet e 19 marsit si të manipuluara. Shumë njerëz u dënuan gjatë 5 ditëve protestë që pasuan votimin.
XS
SM
MD
LG