Ndërlidhjet

TIRANË


Kryetari i kuvendit te Kosovës Kolë Berisha, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Takimin e parë e zhvilloi me kryeparlamentaren, Jozefina Topalli e cila tha se shteti shqiptar garanton mbështetje maksimale për paqe dhe siguri ne rajon.
“Ne vlerësojmë shumë punën seriozitetin e përfaqësuesve tuaj në negociatat për statusin përfundimtar, që padyshim do të jetë pavarësia, përmes garantimit të të drejtave të pakicave dhe mos ndryshimit të kufijve”, tha Topalli.
Kryeparlamentari Berisha u shpreh se Kosova nuk ka pretendime territoriale dhe se qëllimi kryesor është statusi i Kosovës. Berisha gjithashtu e shprehu dëshirën që Shqipëria të jetë avokate e statusit të Kosovës. Pasdite, ai u takua me ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, i cili siguroi edhe një herë se Shqipëria do të luajë rol aktiv në të gjitha proceset që po kalon Kosova.
Një takim kokë më kokë, kryeparlamentari i Kosovës pati edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
XS
SM
MD
LG