Ndërlidhjet

TEHERAN


Inspektorët e Agjencisë ndërkombëtare për Energji Atomike sot e fillojnë punën e tyre në Iran. Dy inspektorë, që të para dy ditësh arritën në Teheran, do ti vizitojnë kapacitetet bërthamore në Isfahan. Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed ElBaradei javën e ardhshme pritet të arrijë në Iran për të biseduar me zyrtarët e atjeshëm. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se po përpiqet të zhvilloj armatim bërthamor, ndërsa Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që Irani ti ndalë të gjitha veprimtaritë e pasurimit të uraniumit deri në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG