Ndërlidhjet

LUBJANË


Negociatat e Prishtinës dhe Beogradit për statusin e ardhshëm të Kosovës janë "si maratonë", deklaroi i dërguari i posaçëm i KB për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
"Para nesh janë edhe shumë kilometra, dhe mos më pyesni sa do të jetë koha ime në fund të garës", ka thënë Ahtisaari.
"Por, mos u brengosni, do të arrijmë", ka shtuar ai.
Ahtisaari ka mbërritur mbrëmë në Lubjanë për t'u njoftuar me qëndrimet e Sllovenisë për misionin e tij, një javë para vazhdimit të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Në takimin me ministrin e Jashtëm Dimitrij Rupel, Ahtisaari ka theksuar se pavarësisht cili do të jetë statusi i ardhshëm, në Kosovë do të mbetet e pranishme bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht NATO, KB dhe OSBE.
XS
SM
MD
LG