Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia dhe Kina nuk do ta mbështesin përdorimin e forcës kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.
Lavrov i bëri këto komente në Pekin pas takimit me homologun kinez Li Zhaoxing. Ai tha se Moska dhe Pekini nuk do të votojnë për çfarëdo rezolute, e cila paraqet "justifikim për përdorimin e forcës" kundër Iranit. Ai tha se të dy vendet janë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me dialog.
Më herët, Kina tha se mbështet planin evropian që Iranit t'i ofrohet teknologji e sofistikuar bërthamore civile, nëse vendi dakordohet të ndërpresë pasurimin e uraniumit. Sot Teherani ripërsëriti se nuk është i interesuar për ofertën.
Përkundër mohimeve nga Teherani, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara dyshojnë se Irani përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG