Ndërlidhjet

CIUDAD JUAREZ


Meksika paralajmëroi se do t'i drejtohet gjykatës nëse trupat e Gardës Kombëtare amerikane në kufi fillojnë t'i arrestojnë imigrantët. Deklarata u bë sot nga Sekretari i Jashtëm, Luis Ernesto Derbez.
Të hënën, presidenti amerikan George Bush i shpalli planet për vendosjen e 6 mijë pjesëtarëve të Gardës Kombëtare përgjatë kufirit me Meksikën, për të penguar hyrjen ilegale të imigrantëve.
Sot presidenti Bush sërish i mbrojti planet, duke thënë se ato nuk janë militarizim i kufirit.
"Ne nuk do ta militarizojmë kufirin tonë. Meksika është një vend mik. Ajo që bëjmë është t'i sigurojmë amerikanët se kufiri është i sigurtë", tha Bush.
XS
SM
MD
LG