Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN/MOSKË


Presidenti Mahmud Ahmadinejad tha sot se Irani do ta refuzoj ofertën evropiane për masa stimuluese për tërheqje nga procesi i pasurimit të uraniumit.
- Ata thonë: ne dëshirojmë t'ju inkurajojmë juve. Ne themi: mbani këto inkurajime për veti. Ne nuk presim asnjë të mirë nga ju, tha presidenti iranian, Ahmadinejd në një fjalim në televizion. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot në Moskë se Irani duhet t'u përgjigjet në mënyrë konstruktive propozimeve ndërkombëtare për zgjidhjen e situatës së krijuar lidhur me programin bërthamor iranian. Bashkimi Evropian i ka ofruar Iranit një teknologji të sofistikuar bërthamore për nevoja civile, nëse ky vend pajtohet që ta ndalë pasurimin e uraniumit. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dyshojnë se Irani po përpiqet të zhvilloj armatim bërthamor. Këto akuza Irani i hedhë poshtë.
XS
SM
MD
LG