Ndërlidhjet

BRUKSEL


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaarin tha sot se nëse deri në fund të këtij viti nuk gjendet zgjidhja për statusin e Kosovës, atëherë "duhet të pajtohemi që të jetojmë me këtë". Këto komente ai i bëri pas takimit me Këshillin e NATO-s dhe me sekretarin e përgjithshëm, Jaap de Hoop Scheffer. Zoti Ahtisaari ka thënë se në qershor do të përfundojnë bisedat e Vjenës dhe të gjitha takimet e tjera për decentralizim dhe për krijimin e kushteve të sigurisë për pakica, e veçanërisht për serbët, e pastaj ai do të raportoj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se "ka mbetur edhe shumë për tu bërë në zbatimin e standardeve dhe në decentralizim në Kosovë". Ai, mëtutje, tha se serbët duhet të hyjnë në institucionet e Kosovës. Në këtë temë, ai në bside telefonike kishte kërkuar nga presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, që autoritetet e Beogradit ti inkurajojnë serbët e Kosovës për përfshirje në institucione.
XS
SM
MD
LG