Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaqëm i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner ka thënë se "konstruktiviteti i palës kosovare në negociatat e Vjenës, i demonstruar deri më tash, duhet të vazhdoj deri në fund". Këto komente, ai i ka bërë pas takimit të mbrëmshëm me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, thuhet në kumtesën e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës. Zoti Wisner ka thënë se "çështja kryesore është krijimi i një atmosfere të re, që duhet ti afrohet botës, atmosferë e demokracisë dhe e përtrirjes së lirive të minoriteteve". Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha ka thënë se negociatat nuk mund të jenë pa fund dhe se ka klërkuar që Këshilli i Sigurimit sa më shpejtë që të jetë e mundur ta nxjerrë një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Zoti Berisha tha se roli i Shteteve të Bashkuara në këtë proces është parësor dhe se, në këtë aspekt, Kosova pret mbështetjen e mëtejme dhe të plotë nga qeveria amerikane. Kolë Berisha gjendet në vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG