Ndërlidhjet

BEOGRAD


Bisedimet e sotme në Beograd të diplomatit austriak, Albert Rohan, që është zëvendës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, me anëtarët e ekipit negociator të Serbisë kanë kaluar shumë mirë. Kështu deklaroi përfaqësuesja e zyrës së zotit Ahtisaari, Hua Jian. Temë e takimit ishte decentralizimi në Kosovë. Ajo tha se "janë gjetur më shumë pika takuese". Zonja Jian më tutje ka informuar se Albert Rohan sot arrinë në Prishtinë, ku nesër do të takohet me anëtarët e ekipit negociator të Kosovës.
XS
SM
MD
LG