Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se nuk e din nëse do të krijohen rrethana të përshtatshme për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku deri në fund të vitit.
Duke folur para senatorëve në një seancë dëgjimore në Uashington, Rumsfeld tha se tërheqja e rreth 130 mijë trupave amerikane do të varet nga përmirësimi i aftësive të forcave irakiane dhe progresi në formimin e qeverisë së re. Rumsfeld tha se qeveria e Iranit mund të përfitojë nëse Shtetet e Bashkuara i tërheqin forcat nga Iraku përpara se qeveria e Bagdadit të mund të mbrojë vendin me efikasitet.
XS
SM
MD
LG