Ndërlidhjet

PRISHTINË


Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari tha sot në Prishtinë se bisedat për decentralizim ndërmjet Kosovës e Serbisë do të vazhdojnë në nivel ekspertësh. Këto komente zoti Rohan i bëri pas takimeve me Ekipin Negociator të Kosovës dhe me përfaqësues të serbëve. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se "qëndrimi i delegacionit të Kosovës përgjithësisht ka përmbajur ato parime që i ka prezantuar edhe në Vjenë". Lideri serb i Kosovës Oliver Ivanoviq, pas takimit me Albert Rohanin, ka thënë se "palët janë më afër se sa që ishin në Vjenë".
XS
SM
MD
LG