Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta filloj procedurën për riemërtimin e Aeroportit të Prishtinës me emrin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Siç është kumtuar nga kabineti i presidentit Sejdiu, kërkesa e këtillë është bërë në bazë të kompetencave kushtetuese të tij dhe pas konsultimeve me kryeadministratorin, Soren Jessen-Petersen. Në shkresën e Fatmir Sejdiut dërguar kryeminsitrti Agim Çeku thuhet, pos tjerash, se "propozimi për riemërtimin e aeroportit është marrë mbi bazën e vlerësimeve më të larta që i bëhen figurës së jashtëzakonshme të ish presidentit, Ibrahim Rugova".
XS
SM
MD
LG