Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Ish presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq dhe pesë të akuzuar të tjerë për krime të Luftës në Kosovë, duhet të kthehen në Hagë deri më 30 qershor, pasi procesi i tyre do të filloj më 10 korrik, ka njoftuar sot Tribunali i Hagës. Ish zyrtarët e lartë të Serbisë, Millan Millutinoviq, Nikolla Shainoviq, Dragolub Ojdaniq, Vlladimir Llazareviq, Nebojsha Pavkoviq dhe Sreten Llukiq, që ishin lejuar të mbroheshin në liri, akuzohen për largimin e dhunshëm të afro 800 mijë vetëve nga shtëpitë e tyre dhe për vrasjen e qindra civilëve nga forcat serbe në Kosovë. Ish zyrtari i lartë i sigurimit publik i Serbisë, Vllastimir Gjorgjeviq ende nuk i është dorëzuar Tribunalit të Hagës.
XS
SM
MD
LG