Ndërlidhjet

PRISHTINË


Albert Rohan, zëvendës i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari tha sot në Prishtinë se bisedat për decentralizim ndërmjet Kosovës e Serbisë do të vazhdojnë në nivel ekspertësh. Ai ka thënë se Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar që komunat e reja duhet të kenë së paku 5 mijë banorë, me së paku 70 % serbë. Sipas fjalëve të tij, pala serbe ka propozuar 14 komuna të reja dhe zgjerimin e katër komunave ekzistuese, ndërsa pala kosovare themelimin e tri komunave të reja dhe modifikimin e një tjetre. Këto komente zoti Rohan i bëri pas takimeve me Ekipin Negociator të Kosovës dhe me përfaqësues të serbëve.
XS
SM
MD
LG