Ndërlidhjet

SOFJE/TIRANË


Presidenti Alfred Moisiu ka thënë se "Shqipëria nuk e konsideron vetveten aktor, por faktor i cili mund të ndikoj në zgjidhjen e çështjes së Kosovës". Këto komente presidenti Moisiu i bëri sot në konferencën për "rolin e faktorit shqiptar në zhvillimin rajonal", në Sofje të Bullgarisë. Ai mëtutje ka thënë se "shteti shqiptar e inkurajon dialogun Prishtinë - Beograd, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar" dhe ka shtuar se Shqipëria i mbështet tri parimet themelore të Grupit të Kontaktit lidhur me Kosovën. Gjatë fjalimit të tij, zoti Moisiu u angazhua për integrimin e gjithë Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se kjo do ta forconte paqen, stabilitetin dhe sigurinë, si të rajonit ashtu edhe të "hapësirës më të gjërë".
XS
SM
MD
LG