Ndërlidhjet

KABUL


Së paku 80 vetë janë vrarë në dy ditët e fundit të luftimeve në Afganistanin jugor. Zyrtarë afganë thonë se 13 policë dhe 40 militantë talibanë janë vrarë në sulmin e talibanëve në provincën Helmand. Në Kandahar, ku poashtu ka pasur përleshje, ëashtë vrarë një ushtare kanadeze dhe 18 militantë talibanë. Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kumtuar se në një operacion tjetër në Kandahar kundër pozicioneve militante, janë vrarë së paku 7 talibanë të dyshuar.
XS
SM
MD
LG