Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti dhe kryeministri i Serbisë, Boris Tadiç dhe Vojisllav Koshtunica i kanë propozuar Grupit të Kontaktit dhe të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari që në fazën e mëtejme të negociatave të kalohet në shqyrtimin e statusit të Kosovës.
Letra e dy bashkëkryesuesve të ekipit negociator të Beogradit është paraqitur sot në Qeverinë e Serbisë ndërsa më parë i është dorëzuar ambasadorëve të vendeve të Grupit të Kontaktit në Beograd dhe zyrës së Bashkimit Evropian.
Ndërkaq në Strasburg, ministri i jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviç, tha se shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov është i bindur në qëndrimin se Grupi i Kontaktit asnjëherë nuk ka arritur në përfundimin se Ahtisari punën e tij duhet ta përfundojë deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG