Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi që ka ndodhur mbrëme, 15 minuta para mensnatës në një qendër tregtare në lagjen Çair të Shkupit.
Sipas policisë sulmi është kryer me armë automatike nga persona të panjohur nga një automjet në lëvizje.
Për pasojë janë vrarë vëllezërit Enis dhe Engis Ismaili, përkatësisht 17 dhe 14 vjeç si dhe Ibish Rametullai, 20 vjeç. Gjashtë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Burimet policore përjashtojnë mundësinë që sulmi të ketë motive etnike ndërsa nuk përjashtojnë variantin që ai të jetë kryer për hakmarrje.
XS
SM
MD
LG