Ndërlidhjet

logo-print

STRASBURG


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka fajësuar qeverinë në Prishtinë për mungesën e përparimit në bisedimet për statusin e Kosovës.
"Bisedimet për statusin e Kosovës nuk mund të ecin më shpejt për shkak të këmbënguljes së udhëheqjes së Prishtinës se pavarësia nuk ka alternativë. Kjo nuk është qasje konstruktive", ka theksuar Lavrov.
Lavrov ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos kërkojë përfundimin e bisedimeve brenda vitit me çdo kusht. "Afatet kohore artificiale nuk mund të mbështeten, pasi nuk mund të rezultojnë në zgjidhje të qëndrueshme. Çdo gjë që do vendoset duhet të jetë në marrëveshje mes Beogradit e Prishtinës", ka theksuar Lavrov në Strasburg.
XS
SM
MD
LG