Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Partia që udhëheq Qeverinë e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka nisur sot Kuvendin e IV Zgjedhor, në të cilin rreth 500 delegatë do të zgjedhin kryesinë 25-anëtarëshe, përfshirë kryetarin e partisë, dy nënkryetarët dhe sekretarin organizativ.
Në hapje të Kuvendit të partisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se në Kosovën e pavarur nuk do të ketë fitues dhe humbës, por Kosova do të jetë një vend ku të gjithë qytetarët do të bëjnë një jetë të lirë dhe dinjitoze.
Haradinaj u ka bërë thirrje vendeve fqinje që ta mirëpresin pavarësinë e Kosovës.
Në Kuvendin e IV zgjedhor të AAK morën pjesë përfaqësues të UNMIK-ut, zyrave diplomatike, përfaqësues të partive politike të pozitës dhe opozitës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Aleanca për Ardhmmërinë e Kosovës bën pjesë në koalicionin qeverisës prej dhjetorit, 2004.
XS
SM
MD
LG