Ndërlidhjet

PRISHTINË


Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosja kanë nisur një fushatë të re. Ata ftojnë qytetarët e Kosovës, që nga sot të bojkotojnë blerjen e prodhimeve të Serbisë. Aktivistët e Vetëvendosjes thonë se me blerjen e përditshme të rreth 465 mijë produkteve nga Serbia, Kosova po i ndihmon asaj, përderisa po dëmton ekonominë kosovare, si dhe prodhuesit vendorë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti thotë se bojkoti duhet të zgjasë përderisa Serbia të heqë dorë nga Kosova, të pranojë krimet e kryera dhe të paguajë dëmshpërblimin për dëmet e shkaktuara gjatë luftës.
XS
SM
MD
LG