Ndërlidhjet

BAGDAD


Qeveria irakiane e unitetit kombëtar ka zhvilluar sot takimin e parë. Kabineti i kryeministrit Nuri Kamil al-Maliki u votua dje në parlament duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve pesë mujore mes forcave politike.
Maliki pas takimit tha se do nxisë pajtimin kombëtar, do përmirësojë infrastrukturën e vendit dhe do ngrejë një forcë të posaçme mbrojtje për Bagdadin.
Ai premtoi përdorimin maksimal të forcës ndaj kryengritësve. Qeveria e al Malikit është e para qeveri, që nga rënia e Sadam Huseinit në vitin 2003 që do ketë një mandat të plotë 4-vjeçar.
Krijimi i qeverisë irakiane është mirëpritur nga bashkësia ndërkombëtare.
Presidenti Bush e cilësoi krijimin e qeverisë si kapitull shumë të rëndësishëm në historinë e Irakut.
Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur mbështetjen për qeverinë e re.
Ndërkaq lidhur me zhvillimet e sigurisë në vend njoftohet për 12 të vrarë nga shpërthimi i një bombe në një restorant në qendër të Irakut. 14 të tjerë u plagosën në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG