Ndërlidhjet

PODGORICË


Përfundoi referendumi për të ardhmen shtetëtore të Malit të Zi. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka bërë të ditur se në 9 orët e para të referendumit dalja në votime ishte 77 %. Sipas komisionit, kjo ishte dalja më e madhe prej se në vitet e 90-ta në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet e para demokratike. Sipas Qendrës për tranzicion demokratik, me seli në Podgoricë, deri në orën 19, kanë votuar më se 400 mijë vetë, ose 82.8 % e numrit të tërësishëm të votuesve. Marko Bllagojeviq, nga Qendra e pavarur për monitorim ka thënë se "ka pasur disa incidente të izoluara". Votimi do të jetë i vlefshëm nëse për pavarësi votojnë 55%, me kusht që në referendum të dalin më tepër se gjysma e afro 485 mijë personave me të drejtë vote. Pritet që rezultatet e para zyrtare të shpallen nesër.
XS
SM
MD
LG