Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON/TEHERAN


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha sot se aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara nuk kanë kërkuar nga Uashingtoni që të japë garanci të sigurisë për Iranin, nëse ky vend tërhiqet nga programi për pasurimin e uraniumit. Këto komente ajo i bëri në rrjetin televiziv Fox, pasi kishte raporte se Gjermania, Britania dhe Franca po kërkonin që këto garanci të përfshiheshin në pakon e masave stimuluese që ata po i përgatisnin për Iranin. Njëherësh në Teheran, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Hamid Reza Asefi i përgënjeshtroi pohimet se Irani po e përdorë uraniumin e pasuruar, që po e merr nga jashtë.
- I tërë uraniumi i pasuruar në Natanc, vije nga Isfahani. Ai është i cilësisë së lartë dhe ne nuk na nevojitet asnjë material i jashtëm për pasurim, tha zoti Asefi. Ai theksoi se Irani nuk do të tërhiqet nga procesi i pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG