Ndërlidhjet

PODGORICË


Vlerësimet jozyrtare nga referendumi në Mal të Zi tregojnë se 55.3% e atyre që kanë votuar, janë shprehur për pavarësimin nga Serbia.
Ky vlerësim i bërë nga një grup i pavarur do të mjaftojë të plotësojë pragun prej 55%, të caktuar nga Bashkimi Evropian që referendumi të jetë i vlefshëm.
Nëqoftëse sot të dhënat konfirmohen zyrtarisht, atëherë do t'i japet fund unionit 3-vjeçar me Serbinë, dhe kjo do të paraqesë coptimin e fundit të mbeturinës nga Jugosllavia e vjetër.
Në referendumin e djeshëm dolën 88% nga 485 mijë personat me të drejtë vote.
Kryeministri Millo Gjukanoviq e ka pohuar fitoren e taborrit pro-pavarësisë, mbështetësit e të cilëve kanë festuar në kryeqytetin Podgoricë, por udhëheqësi i bllokut kundër pavarësimit, Predrag Bullatoviq, ka refuzuar ta pranojë humbjen.
XS
SM
MD
LG