Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i Irakut Nuri Kamil al-Maliki u zotua të përdorë "forcën maksimale kundër terrorizmit" ndërkohë që në Bagdad të paktën 19 njerëz e humbën jetën nga shpërthimet.
Al-Maliki tha se qeveria që ai drejton do të formojë një forcë speciale të sigurisë në Bagdad, dhe do t'u ofrojë amnisti kryengritësve që do tëm ulnin armët.
Ai i bëri këto komente pas takimit të parë të qeverisë, e cila e bëri betimin të shtunën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se qeveria e re irakiane shënon një "ditë të re për miliona irakianët që duan të jetojnë në liri".
XS
SM
MD
LG