Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Shefi i Komitetit të jashtëm të Dumës shtetërore ruse, Konstantin Kosaçov ka vlerësuar se, pas referendumit për pavarësinë e Malit të Zi, do të intensifikohen diskutimet për statusin e ardhshëm të Kosovës, transmeton agjencia RIA Novosti. Sipas tij, nëse statusi i Kosovës do të përcaktohet pa pajtueshmërinë e, ndonjë shteti, siç është për shembull, Serbia, atëherë kjo "do të krijoj presedan për situatat e tjera, siç janë Qiproja e Veriut dhe çështja e Baskëve". Deputeti i Dumës ruse, Kosaçov ka thënë se statusi i Kosovës duhet të shqyrtohet në kornizat e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka shtuar se në këtë aspekt do të respektohen "interesat e pakicës serbe në Kosovë, e cila nuk është e mbrojtur". Zoti Kosaçov ka vlerësuar se ndarja e Serbisë dhe e Malit të Zi nuk do të ketë pasoja negative.
XS
SM
MD
LG