Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica i ka transmetuar sot në Beograd të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari pakënaqësi për rrjedhën e deritashme të bisedimeve për Kosovën, e veçanërisht për mënyrën se si këto bisedime drejtohen nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë. Sipas kumtesës nga qeveria e Serbisë, zoti Ahtisaari ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij i udhëheqin bisedimet sipas parimeve të miratuara. Kryeministri Koshtunica është shprehur se në bisedimet e deritashme nuk është respektuar, në masëtë duhur, kushti themelor i kërkimit të zgjidhjes me kompromis.
XS
SM
MD
LG