Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri britanik, Toni Bler tha sot në Bagdad se Iraku është në "një fillim të ri", pas formimit të qeverisë së unitetit kombëtar. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Irakut, Nuri Kamil al-Maliki, zoti Bler tha se rikonstruktimi i Irakut, prej invadimit në vitin 2003, ishte më i gjatë dhe më i vlështirë se sa që ishte menduar. Por, ai u shpreh se tash nuk ka arsyetim për askend në Irak, që ta vazhdoj fushatën e terrorit:
-Tash nuk ka asnjë shenjë të arsyetimit për njerëz që të shkaktojnë terrorizëm dhe gjakderdhje. Nëse ka pasur shqetësime të njerëzve se ata do të mund të përjashtoheshin nga procesi politik, tash e kemi procesin ku të gjithë përfshihen. Nëse shqetësim i njerëzve është prania e forcës shumëkombëshe, më duhet të them se është dhuna ajo që na mbanë ne këtu. Do të jetë paqja që do të na lejoj të largohemi.
XS
SM
MD
LG