Ndërlidhjet

KANDAHAR, AFGANISTAN


Guvernatori i provincës jugore, Kandahar, Ashadullah Halidi thotë se 60 militantë talibanë dhe 16 civilë janë vrarë gjatë natës nga sulmet ajrore kundër bazave të talibanëve në jugperëndim të qytetit të Kandaharit. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Kandahar, Ahmad Wafa ka konfirmuar se civilët ishin plagosur nga sulmet ajrore. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se aeroplanat e koalicionit kanë sulmuar bazat e talibanëve në këtë hapësirë.
XS
SM
MD
LG