Ndërlidhjet

PODGORICË


Autoritetet zgjedhore sot thanë se rezultatet preliminare të referendumit të djeshëm në Mal të Zi tregojnë se 55.4% të votuesve kanë votuar për pavarësinë e Malit të Zi nga Serbia. Këto të dhëna në Podgoricë i shpalli kryetari i Komisionit të referendumit, diplomati sllovak, Frantishek Lipka:
- Për pavarësinë e Malit të Zi votuan 55.4% të shtetasve. Për mbetje në union kanë votuar 44.6% të shtetasve.
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq tashmë ka thënë se kampi për pavarësi ka fituar, ndërsa mbështetësit po festonin në Podgoricë. Dalja në votime ishte 86.3%, që konsiderohet dalje rekorde. Sipas kryetarit të Komisionit republikan të referendumit, rezultatet përfundimtare pritet të shpallen nesër në mëngjes.
XS
SM
MD
LG