Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian prë politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana tha sot se "BE-ja do të "respektoj plotësisht" rezultatet e referendumit për pavarësi të Malit të Zi nga Serbia. Zoti Solana uroi Malin e Zi për "referendum të suksesshëm" dhe tha se dalja masive në votime "konfirmon legjitimitetin e procesit". Sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Jaap de Hoop Scheffer tha se "në emër të NATO-s, uroj autoritetet dhe popullin e Malit të Zi për mbajtjen e referendumit të rregullt dhe korrekt". Sipas tij, "tash Beogradi dhe Podgorica duhet ti fillojnë diskutimet për shumë çështje që kërkojnë zgjidhje".
XS
SM
MD
LG