Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zyrtarët më të lartë të Kosovës kanë përshëndetur rezultatin e referendumit në Mal të Zi. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se "e respektojmë vullnetin politik të qytetarëve të Malit të Zi dhe ai vendim është valid". Sipas tij, "çështja e Kosovës dhe ajo e Malit të Zi nuk mund të lidhen. Kosova e ka rrugën e saj të veçantë dhe ne angazhohemi qëmoti për pavarësi, ndërsa insistojmë që kjo çështje të zgjidhet gjatë këtij viti". Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka përshëndetur referendumin e Malit të Zi për pavarësi nga Serbia dhe ka shfaqur shpresën se edhe Kosova do ta bëjë këtë në fund të vitit. "Para fundit të këtij viti, Kosova, sikur edhe Mali i Zi, do të bëhet shtet i ri dhe këto dy vende të reja do të jenë faktor i rëndësishëm i stabilitetit të tërë rajonit", tha zoti Çeku.
XS
SM
MD
LG