Ndërlidhjet

PRAGË


Vendet e rajonit, nisur nga Shqipëria dhe vendet që dolën nga ish Jugosllavia, kanë përshëndetur sot rezultatin e referendumit në Mal të Zi, duke u shprehur se përfundimi i tij do ti kontribuojë stabilitetit të gjithë rajonit. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se rezultati i referendumit "e bënë më stabil rajonin". Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq i ka dërguar urime presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq për votimin e suksesshëm në referendumin për pavarësi. Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha ka thënë se vullneti i zgjedhësve në Mal të Zi është i qartë, por është e nevojshme që sa më parë të hapet dialogu ndërmjet Beogradit e Podgoricës. Zoti Jansha ka theksuar gatishmërinë e Sllovenisë për ti ndihmuar këto vende në realizimin e ambicjeve të tyre evroatlantike. Kryeminsitri i Maqedonisë dhe ai Kroacisë, Vllado Buçkovski dhe Ivo Sanader, së bashku në Shkup, kanë përshëndetur rezultatet e referendumit në Mal të Zi.
XS
SM
MD
LG